FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Danjela, “fenomeni” i “The Voice”: Dëshira më e madhe…(VIDEO)

Danjela Toçi, 13-vjecarja nga Kukësi që “shkëlqeu” me zërin e saj në “The Voice” vjen në një rrëfim në “Top Show Magazine”.

Danjela jeton me gjyshen e sëmurë, motrat dhe vëllanë e saj në një shtëpi tejet modeste ku shumëçka prej sendeve që jemi mësuar të shohim në shtëpitë tona mungon. Jeta e Danjelës ndahet midis detyrave dhe pasioneve. Ajo përkujdeset për vëllanë me nevoja të veçanta, ndihmon prindërit të cilët jetojnë në fshat, larg fëmijëve, për të siguruar jetesën për të gjithë. Patjetër që një pjesë e rëndësishme për Danjelën është edhe muzika.

Por ajo që e karakterizon Danjelën është natyra e saj pozitive. Mirënjohëse ndaj çdo gjëje që ka në jetë ajo dëshiron të shijojë çdo eksperiencë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më pëlqen muzika, por dëshiroj të bëhem veterinere, që të shëroj kafshët. Më pëlqen të jetoj në fshat, më pëlqen jeta origjinale”, është shprehur Danjela.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, Danjela përlotet teksa flet për vëllanë e saj me nevoja të veçanta. “Dëshira më madhe që kam është që vëllai im me ‘aftësi speciale’, të përmirësohej më shumë, që edhe ai të shkojë në shkollë si të tjerët. Falenderoj zotin që e kanë pranuar tek kopshti i fëmijëve”, thotë Danjela./Top Channel/

https://www.instagram.com/p/BeoJbGfn4YJ/?taken-by=topchannelalbania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?