FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ertugrul do të largohet përfundimisht nga seriali? Përgjigjet kompania e produksionit

Megjithëse kohët e fundit janë shtuar zërat se Ertugrul ka përfunduar kontratën dhe nuk do të nisë sezonin e 4-t të “Ertugrul”, nga kompania e produksionit vijnë lajmet zyrtare se nuk ka asgjë të vërtetë. Seriali që ka thyer rekordet në shikueshmëri ka nisur transmetimin e sezonit të 4-t në Turqi dhe së shpejti pritet të transmetohet edhe në ekranin e Televizionit Klan.

Nga mënyra se si po zhvillohen ngjarjet, kuptohet se “Ertugrul” po shkon drejt fundit, por producentët nuk kanë ndër mend të zbulojnë më shumë detaje.

Në përgjigje të thashethemeve për aktorin kryesor Engin Altan Dyzyatan dhe kontratën e tij kompania e produksionit ka deklaruar se “nuk është vendosur akoma”, duke shtuar se “një serial kaq i pëlqyer duhet të përfundojë pa iu mërzitur njerëzve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ertugrul” nisi në vitin 2014 dhe ishte parashikuar të zgjaste vetëm tre sezone. Pasi arriti rekorde shikueshmërie, produksioni vendosi ta zgjasë./class

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?