FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Familjarët mohojnë shtatzaninë e Kylie Jenner

Të gjitha aludimet dhe thashethemet për Kylie Jenner dhe shtatzaninë e saj nisën para festave të fundvitit kur ajo nuk u shfaq në asnjë nga fotot e kartolinës Krishtlindjes të motrës së saj. Fansat dhe ndjekësit në rrejtet sociale nisën të dyshonin se ylli i “Keeping up with the Kardashians” nuk është me të vërtetë shtatzënë për këtë arsye ajo po fshihet. I ftuar në një intervistë për “Billboard” i dashuri i saj Travis Scott nuk ka dashur të flasë rreth kësaj çështjeje. I pyetur sesi ndihet tani që do të bëhet baba, reperi ka dhënë disa përgjigje dhe reagime të çuditshme. “Nuk dua të flas për këtë gjë. Këto janë aludime të kota të njerëzve kështu që le të vazhdojnë të dyshojnë është përgjigjur Travis ndërkohë që të gjithë janë habitur nga fjalët e tij. Të njëjtën gjë ka bërë edhe motra e saj Khloe Kardashian e cila e ftuar në “The Ellen Show”. Ajo është përpjekur t’i shmanget pyetjeve të moderatores e cila këmbëngulte se Kylie është shtatzënë dhe nuk ka arsye pse kjo gjë duhet mohuar, vetëm se në mesin e këtij kaosi fshihet një tjetër e vërtetë. Khloe po mundohej të mohonte çdo argument se motra e saj e vogël është në pritje të një fëmije ndërkohë që këto mohime të të afërmëve të saj ngrenë akoma më shumë dyshimet e publikut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?