Finalja e Big Brother VIP Albania përflitet se do të mbahet në stadiumin “Air Albania”

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania ka zgjuar kureshtje të madhe për publikun.

Për gati katër muaj ky format po vazhdon të ketë shikueshmëri dhe vëmendje të madhe teksa banorët e saj janë kthyer në personazhet më të komentuara.

I gjithë ky popullaritet ndikoi që finalja të shtyhej duke u vendosur më 6 maj, atëherë kur edhe do të shpallet fituesi i 100 mijë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, organizimi i kësaj finaleje thuhet se mund të jetë shumë më ndryshe se ai i edicionit të parë të BBVA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së fundmi stadium “Air Albania” po përflitet si vendi për zhvillimin e finales së 6 majit të Big Brother VIP Albania.

“Panorama Sport” mëson se aktiviteti këtë muaj në “Air Albania” do të nisë me hapjen e fushatës të një krahu të caktuar politik, pastaj në vijim me projekte muzikore dhe gjithashtu këto ditët e fundit flitet se edhe finalja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” të zhvillohet aty.

Ndërkohë, kur ka mbetur më pak se një muaj deri në mbajtjen e finales, në shtëpinë e famshme aktualisht ndodhen edhe 11 banorë, nga të cilët vetëm katër do të jenë finalistë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?