FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ A është fejuar Rihanna?

Këngëtarja e njohur me famë botërore Rihanna prej disa kohësh është në një lidhje serioze me arabin Hassan Jameel. Dyshja u fotografuan në verë në një pishinë teksa shkëmbenin puthje pasionante.

Çifti janë fotografuar edhe herë të tjera, por aty u zbulua lidhja e këngëtares me biznesmenin arab.

Gjithsesi, edhe pse Riri nuk ka folur ende rreth kësaj lidhjeje, gjërat janë bërë serioze. Daily Mail ka publikuar disa foto të këngëtares teksa ndodhej në New York. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë unaza në gishtin e martesës. Një unazë e tillë me diamante në fakt bie në sy lehtësisht. Tani lind pyetja; mos vallë Rihanna është fejuar dhe ne nuk dimë asgjë?

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?