FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Jo si Kate Middleton, Meghan Markle e vendosur për fustanin e martesës

Foto nga martesa e John F. Kennedy Jr dhe Carolyn Bessette

Kurioziteti rreth martesës së Princit Harry dhe Meghan Markle sa vjen dhe rritet. Pas njoftimit zyrtar të martesës të gjithë stilistët duket se janë në garë për të veshur Markle.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera nusja e ardhshme ka bërë disa deklarata për sa i takon fustanit martesor, duke zbuluar se e ka vendosur atë që do të veshë në ditën e saj të shënuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fustanin e bardhë, ndër të tjera ajo e ka veshur në dy raste. Në martesën e saj të parë me Trevor Engelson dhe në një nga seritë tv Suits.

Por Meghan Markle e ka mohuar menjëherë që mund të veshë fustane të tilla. Gjithashtu ajo ka thënë se nuk preferon stilin e Kate Middleton. Bashkëshortja e ardhshme e princit Harry ka thënë se preferon diçka të thjeshtë dhe ‘relaksuese’.

Sipas asaj që deklaron vetë Meghan Markle, fustani i nuses që ajo preferon është i ngjashëm me atë minimalist të veshur nga Carolyn Bessette Kennedy, ditën e martesës së saj me John Kennedy Jr në 1996. Një fustan i dizenjuar nga stilisti amerikan Narciso Rodriguez, që në këtë pikë konsiderohet si një nga të preferuarit e Meghan.

Të tjerë emra të cilët përfliten në këto ditë janë stilisti francez Delphine Manivet, apo stilisti grek Christos Costarellos si dhe libanezi Elie Saab.
Mungojnë edhe pak muaj nga martesa dhe Megan Markle por me siguri ajo e ka bërë zgjedhjen e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?