FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

James Arthur vjen ndryshe me albumin e radhës

Deri më tani James Arthur ka ndërtuar karrierën e tij me balada. Duke filluar nga kënga që prezantoi në X Factor, cover i “Impossible” nga Shontelle, e deri tek hiti “Say You Won’t Let Go”, ai ka dëshmuar që mund të prekë zemrat e secilit prej nesh. Megjithatë duket që vetë këngëtari dëshiron të bëjë një ndryshim. Në një intervistë ai ka thënë që nëpër koncerte performon edhe zhanre të tjera të muzikës, mirëpo janë baladat ato që përfundojnë nëpër radio dhe top lista. “Kam filluar të ndjej nevojën për prurje të reja, të bëj diçka që askush nuk e pret nga unë”, ka thënë Arthur. Mbetet të shihet se çka do të sjellë këngëtari.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?