FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kastro Zizo për “pazaret” në RTSH: Duan 2.8 milionë lekë në dorë

Vetëm pak ditë më parë u bë publike fakti që kënga e Kastro Zizos dhe Kejtlin Pjalmit nuk u lejua të ishte pjesë e festivalit të RTSH.

I ftuar mbrëmë në “Top Show”, ai ka shpërthyer ashpër ndaj organizatorëve të Festivalit, duke thënë se ata janë mësuar me zarfe dhe se duan lekë në dorë për të të lejuar të bëhesh pjesë e garës.

“Kënga është nja vals i jetës, me lotët e nënave, grave, emigrantëve sepse doja t’ia jepja shpirtin këtyre njerëzve dhe këtij vendi, që mbeti në një tranzicion madhor. Por këta janë mësuar me klisherat aty!

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë mësuar me 2 milionë e 800 mijë lekë që e kanë këtë vit të marrin aty. Janë pazarxhinj të vegjël! Janë zarfaxhinj të vegjël! Këta po e përdhosin artin! Kanë 27 vjet të mallkuarit”, -u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?