FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kiara: Ja kur do takohem me mamanë e Luizit! E kam menduar se ku do e bëj dasmën

Kiara Tito ka folur pas propozimit për martesë mbrëmjen e djeshme nga partneri i saj Luiz Ejlli.

Kiara tregoi se kaloi natën më emocionuese në jetë dhe se nuk ishte penduar për asgjë.

“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Sepse nga momenti kur mendova ndarjen, kaluam në një propozim martese. Ju them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë, them që ishte një dalje perfektë. Nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera ajo ka folur edhe sesi e ëndërron dasmën perfekte.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjithmonë kur kam qenë e vogël, kam ëndërruar që të martohem në kishë. E kam imagjinuar veten me një fustan të gjatë, teksa futem në kishë me babin. Pa diskutim që kisha do të jetë njëherë, kështu e imagjinoj. Pastaj pjesa tjetër, ose plazh, ose stadium, sepse kemi ftuar gjithë ata njerëz”.

Ajo thotë se të gjithë banorët e “BBV 2” do të jenë të ftuar, përfshirë edhe Efin.

“Po, të gjithë banorët do t’i ftojmë. Do të mbarojë kjo lojë dhe të gjitha inatet do të kalojnë”.

E pyetur nëse tashmë që është e fejuar, do të takojë nënën e Luizit, Kiara foli pa rezerva. “Normal që do ta takoj”.

Një koment, ish-banorja e dha për Efin, me të cilën ka pasur miqësi dhe përplasje. Sipas saj, Efi dhe Luizi do të përballen deri në fund për çmimin e madh por e bindur thotë se “Luizi do ta fitojë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?