FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luizit nuk i del inati me Deamishel: Nuk ta fal kurrë largimin e Efit

Luizit nuk i del inati me Deamishel që nominoi Efin, Kiarën dhe vetë atë. Ai ia tha sërish në sy Deamishel se do marrë “hakun” e Efit.

Teksa po bisedonte me Dean në verandë, i tha asaj se e do jashtë shtëpisë, sepse e ka bërë atë të përjetoi emocionet më të trishta brenda në shtëpi, duke nxjerrë në nominim Kiarën dhe Efin.

Dea i tha Luizit se qëllimi i të gjithëve është të nxjerrin njëri-tjetrin jashtë, por Luizi u shpreh se ai nuk ka asgjë me askënd, por vetëm me atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai madje shprehu me zë të lartë se ka dëshirë të dalë në nominim me Dean dhe Oltën, sepse këtë të fundit po ashtu e do jashtë shtëpisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deamishel i tha Luizit se ajo po i nxit banorët që të nominojnë atë dhe Oltën, por ai tha se kjo nuk është nxitje dhe se ka të drejtën e tij që këtë gjë, ta shprehë me zë të lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?