FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Mund të qaj tërë ditën, nuk resht së kujtuari ata që më kanë tradhtuar”

Një ndër artistet më të njohura në showbiz, Hueyda El Saied u bë pjesë e faqeve rozë për ndarjen nga bashkëshorti, me të cilin njihej prej 5 vitesh.

Të dy kanë djalin e vogël, Gabrielin por martesa e tyre përfundoi prej tradhtisë së Michelit. Hueyda foli hapur në emisionin ‘Top Show’ për dhimbjen që kishte përjetuar, duke treguar se e mori veten për dy javë.

Ndërsa vazhdon jetën e saj në Luksemburg, në një postim ka shprehur disa mendime për tradhtinë duke shtuar se zëri i Gabrielit i bën ti harrojë të gjitha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është ora 7 e mëngjesit e ndërsa pres me padurim të dëgjoj zërin me jetë për mua në këtë botë i cili si  çdo mëngjes më thotë: ‘Mami eja, u zgjova unë’, prej disa minutash nuk resht së kujtuari ata që më kanë tradhëtuar (me të dashurën ‘Zonjën Vdekje’). Dhimbja është aq e madhe sa mund të qaj tërë mëngjesin e drekën bashkë, por zëri melodioz i Gabrielit të sapo zgjuar më dikton që do të bëja më mirë t’i kushtoja vëmendje atyre që kisha ende pranë…

Swiss Digital Mobile Reklama

 Ata që adhuroj, që i dua, familjes sime, miqve (familja që unë kam zgjedhur të kem), ata që vërtet nuk i shoh çdo ditë, por që e dimë sa shumë e duam njëri-tjetrin… Jeta është shumë delikate, koha vrapon dhe çdo minutë është shumë i vyer, ndaj dua ta jetoj kohën e mbetur plot dashuri. Dua t’ju dua ashtu siç e ndjej që më duan aktualisht… Mezi po pres që të mbaroj 2017a. 2018 do jetë viti im, e di,” – shkruajti ajo.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?