FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Njerëzit u fiksuan pas tezes së Rita Orës (FOTO)

E ftuar pasditen e djeshme tek ”Rudina” në TV Klan, ishte Jasmina Tolaj. Ndonëse në Prishtinë është mjeke e njohur gjinekologe, ne e njohim dhe prej faktit se Jasmina është tezja e këngëtares së famshme, Rita Ora-s. E veshur me një fustan të zi, linja perfekte trupore dhe me qëndrim elegant, zor se mund t’i hiqje sytë prej saj. Aq më tepër kur tregoi se prej dy muajsh është bërë gjyshe e një bebushi të quajtur Zak.

E diplomuar për mjeksi në Moskë, nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshorte shumë e lumtur, Jasmina tregoi se i është dashur shumë sakrificë për ta mbajtur familjen të bashkuar, për shkak të kohës së gjatë që studimet kërkonin.

Përsa i përket Ritës, ajo u shpreh se marrëdhënia mes tyre ka qenë gjithnjë shumë e ngushtë. “Kemi qenë gjithnjë afër njëra tjetrës edhe pse larg fizikisht. Rita është shumë e përkushtuar, shumë e dashur. Takohemi sa herë gjen mundësinë sepse së fundmi ka qenë shumë e zënë. Vajza ime është gjithashtu shumë e lidhur me Elenën dhe Ritën. Udhëtonin shumë para se ajo të bëhej nënë”,-tregoi ajo./Anabel/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?