FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reese Witherspoon akuzohet për plagjiaturë

Reese Witherspoon mund ta gjejë veten shumë shpejt në stolin e të akuzuarave. E gjithë kjo, pasi aktorja dhe producentja amerikane akuzohet për plagjiaturë. Në fakt, ajo mori shumë duartrokitje dhe vlerësime për punën si producente në filmin e njohur “Gone Girl”. Por, Leslie Weller ka paditur Witherspoon, regjisorin, David Fincher dhe autorin e librit Gillian Flynn, raporton “TMZ”. Sipas saj, në vitin 2005 e ka shkruar një skenar të filmit “Out of the Blue” dhe ia ka dërguar një kopje një konsulenti skenarësh. Ajo pohon se dikush ia ka vjedhur punën dhe se “Gone Girl” dhe krijimtaria e saj janë të ndërtuara në të njëjtën mënyrë. Witherspoon është duke punuar në projekte të reja filmike, të cilat do të shohim në ekranet e mëdha të kinemave gjatë vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?