FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëfehet Olsi i Big Brother 9: ‘Ja pse u ndava nga Fiorentina!’ Kundërpërgjigjet menjëherë ajo

Olsi Klosi, pjesëtar i ‘Big Brother 9’, deklaroi në studion e “Pop Culture” se u nda me Fiorentinën, pasi ajo ishte “xheloze më shumë seç duhet”.

“Unë, si djalë i lëvizshëm dhe me shoqëri të madhe, nuk mund të dilja me Fiorentinën dhe me pesë çuna”.

“Ishte xheloze më shumë seç duhet”, tha Olsi, i cili shtoi se nuk e mendon aspak kthimin me Fiorentinën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për momentin kam dikë tjetër në krah”, është shprehur Olsi, citon TCH.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fjorentina në lidhje telefonike, kur u pyet nëse ishte xheloze më shumë seç duhej, tha: “Edhe po, edhe jo. Olsi duhet të kuptonte që kishte edhe një të dashur”.

“Nëse do të kthehesha pas, do t’i lija më shumë hapësirë, por duke qenë se ishte shumë i lëvizur, nuk më linte mundësi mua që t’i lija hapësira, bënte çdo gjë siç donte vetë”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?