FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

The Rock, tani kandidat për president i Amerikës

Presidenti Rock është një gjë që mund të ndodhë me të vërtetë. Vitin e kaluar, Dwayne Johnson tha se një karrierë politike mund të ishte në interesat e tij në të ardhmen. Dhe jo vetëm, por provokonte me idenë se do të ishte Presidenti i Shtëpisë së Bardhë. Tani ylli i Hollywood e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje, pasi e konsideron 100% të sigurtë kandidimin për këtë post në vitin 2024. Superstari, i cili të mërkurën zbarkoi me një yll në Walk of Fame, tha se nuk do të kandidojë në vitin 2020 për shkak të filmit të fundit, me të cilin po punon “Jumanji: Mirë se erdhët në xhungël”. “Nuk mund të bëj të dyja”, pranon ai. “Kështu që konsderata reale do të jetë në vitin 2024”. The Rock ka një karrierë shumë të pasur si aktor, producent, biznesmen dhe si ylli i WWE. Tani mbetet të shikojmë nëse karriera e tij politike do të jetë po kaq e sukseshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?