FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

The Weeknd synon rikthimin e Bella Hadidit

Pak muaj pas ndarjes, The Weeknd po synon që të rinisë lidhjen me modelen e njohur, Bella Hadid. Këngëtari, emri i të cilit është Abel Tesfaye i ka dërguar një buqetë me lule bukuroshes para se ajo të sfilonte për “Victoria’s Secret” Fashion Show në Shanghai. Burimet e Hollywood Life kanë thënë se Hadid ka marrë një buqetë me lule dhe një porosi, në të cilën 27-vjeçari i kishte shkruar se sa krenar ishte për sukseset e saj. “Bella ishte e kënaqur gjatë tërë natës. Abel i dërgoi një buqetë të bukur lulesh dhe një shënim në të cilin i ka treguar se sa e mrekullueshme është”, ka thënë ky burim. Këto burime kanë thënë se The Weeknd dhe Bella zyrtarisht nuk janë në lidhje, por së fundmi kanë kaluar shumë kohë së bashku, pasi ende kanë ndjenja për njëri-tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?