FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ ‘Dikur më shkruante dhe uronte’. Po sot? Ja çfarë thotë Orgesa për Encën

Lojërat e programit “Një kat më lart” janë gjithmonë një moment shumë argëtues me të ftuarit por shpesh edhe burim lajmesh.

Orgesa Zaimi zgjodhi rastësisht disa emra këngëtarësh për të komentuar, teksa personazhi i parë që i ra ishte Enca.

Moderatori Ermal Peçi e pyeti sesi e shikon ajo suksesin e saj në mediat sociale por edhe më gjerë se kaq.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Enca ka një fat që ka një staf menaxherial shumë të mirë. Mendoj se ka punuar shumë që të ketë këtë sukses, vëmendje komerciale. Nuk e kam dëgjuar live”, -tha Orgesa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo tregoi edhe një histori me Encën teksa dikur i shkruante shpesh madje edhe e uronte.

“Ka qenë fansja e ime dhe e Kejsit në Eurovision 2009. Na shkruante, na uronte..” .

Ermali ndërhyri duke i thënë nëse ndodhte e njejta gjë edhe tani.

“Ka qenë e vogël atëherë, kur u rrit, ndryshoi. Enca nëse na shikon: Suksese!”-përfundoi këngëtarja.

Ndiqni intervistën me Orgesa Zaimi në “Një kat më lart”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?