Home Aktualitet Shpejtësi mbi...

Shpejtësi mbi normat, Policia Rrugore pezullon 24 leje drejtimi në vetëm pak orë (VIDEO)

58
0

Policia Rrugore njofton se prej mëngjesit të sotëm deri në orën 16:00 janë pezulluar për shpejtësi në rrugët interurbane, që varionte gati dyfish mbi normën e lejuar, 24 leje drejtimi, me afat nga 1 muaj deri në 6 muaj. Drejtuesve të mjeteve u janë vendosur edhe masa administrative nga 10.000 lekë deri në 25.000 lekë të rinj. Po gjatë monitorimit janë vendosur 54 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, 4.000 lekë të rinj për secilin prej tyre.

Policia Rrugore thekson se në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë në fundjavë, duke qenë se në shumë akse rrugore ka fluks të lartë të qarkullimit të automjeteve, nisur dhe nga prezenca e lagështirës në rrugë për shkak të motit me shi, ka rritur prezencën e patrullave në rrugë, duke përdorur mjete të loguara, por dhe të paloguara për të kapur “mat” shoferët që vijojnë që të bëjnë “çmenduri” në rrugë.

Gjithashtu radarë, kamera, dronë dhe aparate fotografike janë nën përdorimin e policisë për të evidentuar shkelësit. Gjatë monitorimit, edhe pse në kushte lagështire, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë abuzuar me shpejtësinë, që ka variuar deri në 175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë, shpejtësi që sjell rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia e Shtetit, për shkak edhe të motit të keq me reshje shiu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit