Home Aktualitet Shpëtoi nga p...

Shpëtoi nga përjashtimi, deputeti Alizoti: Qëndrimi jonë simbolik, nuk pati akte të dhunës

35
0

Deputeti i PD-së, Tomorr Alizoti i cili mori pjesë në bllokimin e seancës plenare, por që nuk u përjashtua me 10 ditë si kolegët, thotë se Parlamenti nuk është funksional. Për të është e turpshme që të fiken dritat në një institucion si Kuvendi “si të jetë një kopsht fëmijësh”.

“Është e turpshme që në një institucion të tillë të fikin dritat sikur është kopsht kalamajsh, Ka një seriozitet në këtë punë. Vetëm fëmijët fikin dritat. Kjo tregon psikozën e një njeriu dhe një grupi njerëzish që kanë kuptuar se pushteti merret duke qenë servil.

Parlamenti në Shqipëri nuk funksionon. Si sot demokracia në vend nuk ka qenë asnjëherë. Mazhoranca po përcakton kush është opozita në komisionin e Reformës Zgjedhore. Komisionet hetimore nga ana tjetër janë shumë të rëndësishme.

Në momentin që këto zhbëhen parlamenti nuk është funksional. Është një godinë që është kthyer në teatër kukullash, ku fiken edhe dritat. Turp kushdo që e ka bërë përjashtimin tonë. Protesta sot ishte simbolike. Nëse ka dhunë apo akte të ngjashme le të ketë përjashtim, por për një simbolikë është marrëzi të përjashtohen deputetët”, u shpreh ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit