Home Aktualitet Shqipëria has...

Shqipëria has vështirësi, Mirlind Daku shpërdoron rastin e artë. Mbyllet pjesa e parë

65
0

Shqipëria po përballet Ishujt Faroe në “Air Albania” (kualifikuese Euro 2024). Kuqezinjtë u nevojitet vetëm një pikë për të siguruar vendin e parë në grupin kualifikues, me biletën e Europianit tashmë që është në kasafortë. Shqipëria ka zhvilluar fushatë eliminatoresh fantastike, duke lënë mbrapa kombëtare të mëdha. Në 7 ndeshje, ekipi i Sylvinhos ka grumbulluar 14 pikë.

NGJARJET KRYESORE

45’+7’ Pjesa e parë mbyllet pa gola.

45’+7’ Bajrami jep një asist të shkëlqyer për Dakun duke e nxjerr të vetëm para portës, por portieri i mohon sulmuesit golin.

45’+6’ Mitaj pason për Uzunin i cili gjuan me shpejtësi, por gjen përgjigjen e portierit dhe më pas Daku gjendet në pozicion jashtë loje.

45’+4’ Janë miqtë që ushtrojnë më shumë trysni në këto minuta, me harkime drejt zonës që detyrojnë kuqezinjtë të kthehen mbrapa për të spastruar zonën.

45′ Jepen 7 minuta shtesë.

41’ Daku merr përsëri një top në thellësi, por nuk i shpëton dot pozicionit jashtë loje.

39’ Joensen ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Bares në mesfushë.

36’ Bajrami bën gjithçka vetë në krahun e majtë, i afrohet zonës dhe lëshon një të djathtë të fortë, por gjen grushtimin e portierit të sapofutur.

34’ Portieri Lamhauge nuk vazhdon më dhe i lë vendin Rejnatrod.

30’ Në një aksion sulmues të Ishujve Faroe, Davidsen godet shokun e skuadrës duke bërë që të kërkohet ndihma e stafit mjekësor.

25’ J. Andreasen provon të rrezikojë me një gjuajtje brenda zonës, sfera devijohet jashtë në këndore për ekipin mik.

24’ Portieri mund të vazhdojë dhe provon të qëndrojë në ndeshje.

22’ Portieri i miqve ka nevojë për asistencën e stafit mjekësor pasi gjatë aksionit të mëparshëm u përplas me sulmuesin kuqezi.

18’ Daku përfiton nga një top në thellësi dhe shfaqet para portierit, por më pas nuk arrin të kalojë gardianin e nordikëve. Gjithsesi, aksioni bëhet i pavlefshëm nga sinjalizimi për pozicion jashtë loje.

16’ Asllani nis topin për Dakun, ky i fundit nuk ia del ta kontrollojë mes mbrojtësve kundërshtarë.

14’ Edhe miqtë tentojnë me një top të gjatë drejt zonës tonë, mbrojtja bën mirë gjithçka duke e kthyer sferën qetësisht te Strakosha.

9’ Kuqezinjtë kanë qarkullimin e topit në këto minuta teksa mundohen të gjejnë hapësira mes radhëve të ngjeshura të skuadrës mike që mbrohet me shumë forca.

6’ Top i gjatë në thellësi i Ismajlit për Uzunin, portieri i miqve del dhe largon sferën.

3’ Shqipëria mundohet të shpërthejë menjëherë në krahun e djathtë me Asanin por ai bllokohet në kufijtë e zonës.

1′ Nis dueli në “Air Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit