Home Aktualitet Shqipëria kër...

Shqipëria kërkesë Turqisë për ekstradimin e Dritan Rexhepit

35
0

Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë Ministrisë së Punëve të Jashtme dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të Dritan Rexhepit.

Dosja do të dërgohet në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë.

“Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se ditën e sotme, më datë 22.11.2023, ka përcjellë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për t’u dërguar në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit, Dritan Rexhepi! Dosja e tij, me kërkesën për ekstradimin e shtetasit Dritan Rexhepi, është nisur në bazë të kërkesave të paraqitura nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë datë, 16.11.2023 dhe 17.11 2023”-njofton Ministria e Drejtësisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit