Home Sporti Shqipëria kër...

Shqipëria kërkon ta mbyllë me fitore ndaj Andorrës, ja formacioni i mundshëm

139
0

Shqipëria do të kërkojë ta mbyllë me fitore edicionin e këtyre kualifikueseve të kampionatit botëror. Në “Air Albana” do të zbarkojë Andorra, një kundërshtar i lehtë në letër, por me mungesat e shumta që kemi në këtë ndeshje asgjë nuk do të jetë e sigurt.

Në portë nga minutat e parë pritet që të luajë sërish Strakosha, i cili do të ketë para tij në mbrojtjen me tre një repart të improvizuar. Pa Kumbullën, Gjimshitin, Ismajlin dhe Veselin, trajneri italian pritet që t’u besojë Mihajt, Dermakut dhe Hoxhallarit. Nga krahët, Hysaj shihet si i pazëvendësueshëm, ndërsa në krahun tjetër Lenjani është favorit për të marrë një fanellë titullari.

Ramadani dhe Laçi me shumë mundësi do të luajnë në mesfushë, ndërkohë që Bajrami me shumë gjasa do të ketë për detyrë të jetë regjisori i skuadrës, edhe pse nuk po kalon formën më të mirë të mundshme.

Në sulm, do të mungojnë Broja, Cikalleshi, por dhe Bekim Balaj, i cili nuk është stërvitur në seancat e fundit. Uzuni dhe Seferi, pritet të formojnë dyshen e sulmit, ndërkohë që Muçi mund të jetë një alternativë për pjesën e dytë. Shqipëria kërkon një fitore që duhet për të ruajtur vendin e tretë në grup dhe për arritur kuotën rekord të 18 pikëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit