Home Kronike Shqipëria në ...

Shqipëria në një ”Big Brother”, çmontohen qindra kamera të grupeve kriminale

51
0

Kudo në Shqipëri është shtrirë operacioni ”Hijet”, që po çmontojnë qindra kamera të vendosura në rrugët dhe lagjet që grupet kriminale kanë interes. Ata jo vetëm sinjalizojnë kur afrohet policia, por edhe kanë kontroll kush kalon në territoret e tyre.

Prej disa ditësh, komisariatet e Tiranës të mbështetura edhe nga forcat “Shqiponja” kanë identifikuar zonat me përqendrim të lartë me kamera dhe kanë çmontuar disa prej tyre, ndërsa këtë të hënë ka nisur operacioni për çmontimin e plotë të tyre.

Dhjetra kamera janë zbuluar në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, në rrugët “Fortuzi”, “Don Bosko”, “Laprakë” dhe “Institut”, ndjekur nga lagjet “Xhamliku”, “5 Maji”, “Fresku” dhe “Myslym Keta” në Yzberisht dhe Fushë Mëzez. Në Kamëz kontrollet nuk kanë nisur ende.

Policia e Korçës çmontoi së fundi, 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin dhe inicioi hetimet për 5 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Më 28 janar, Policia e Korçës kishte çmontuar 39 kamera dhe inicioi hetimet për 9 shtetas të tjerë duke e çuar në rreth 100 numrin total në të gjithë qarkun.

Operacioni “Hijet” nisi nga Shkodra, aty ku u shkulën 59 kamera të vendosura nga krimi dhe më pas vijoi me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku në të gjithë vendin.

Partia e Lirisë akzon duke thënë se krimi ka pasur nën kontroll policinë e shtetit dhe të gjithë veprimtarinë në terren ndërkohë që këta të fundit ishin fokusuar tek ndëshkimi i qytetarëve të thjeshtë dhe jo goditja e grupeve kriminale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit