Home Aktualitet ”Shqipë...

”Shqipëria në Sulltanat”, Korreshi: Në PS kanë nisur sherret e brendshme

53
0

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Saimir Korreshi thotë se kryeministri Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në Sulltanat. Për të brenda PS, deputetët dhe ministrat e urrejnë njëri-tjetrin e se kanë nisur përplasjet e brendshme në qeveri.

”Rama e ka kthyer Shqipërinë në Sulltanat. Kryeministri shan në mënyrë të paturpshme në mes të parlamentit. Nesër duhet të ketë Kuvend të rregullt. Opozita duhet t’i kthehet aksionit opozitar.

Shiten përralla sikur kemi turizëm të madh, kur turistët në fakt në Shqipëri vijnë me bukë me vete. Nuk mund të privatizohet parlamenti. Kuvendi është bërë që të dëgjohen të dyja palët, edhe mazhoranca edhe opozita.

Duhet të fitojë fjala dhe arsyeja e jo logjika e mbrapshtë. Opozita për faktin se është e tillë duhet që të dëgjohet në parlament. Në Kuvend nuk po funksionojnë as Komisionet Hetimore, deri tani duhet të ishte përgatitur një raport.

Shqipëria sot ndodhet në gjendje të rëndë dhe nga pikëpamja e shëndetësisë. Deputetët e mazhorancës janë pasuruar aq shumë, sa kanë nisur përplasjet e brendshme. E inkurajoj SPAK-un në punën e vet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit