Home Aktualitet Diell i nxeht...

Diell i nxehtë dhe temperatura deri në 30 gradë, parashikimi i motit për sot

14
0

Vendi ynë në orët e paradites, do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë vendin, por pas-mesditës priten kalim i vranësirave, si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë zonën lindore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës, të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta të njëjtat kushte atmosferike, do të na shoqërojnë edhe gjatë natës ku vranësirat dhe lagështira në ajër do të jenë në nivele të larta.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale, deri në 30°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi lindor dhe jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit