Home Aktualitet Shqipëria &#8...

Shqipëria ”portë e artë” kalimi, 13 mijë klandestinë janë kapur në 9 muaj

30
0

Prej vitesh Shqipëria është parë nga emigrantët e parregullt si një portë e sigurt kalimi drejt vendeve të BE-së. Drejtoria e kufirit dhe migracionit ka evidentuar gjatë analizës 9-mujore, se në vend kanë hyrë nga Greqia pothuajse 13 mijë emigrantë të parregullt. Krahasuar me 9-mujorin e vitit të shkuar janë rreth 1300 më shumë klandestinë të ndaluar nga policia shqiptare.

Ajo që bie në sy është se pikërisht muajt e verës, qershori, korriku dhe gushti, kane numrin më të madh të emigrantëve që kalojnë ilegalisht kufirin. Kjo për shkak të temperaturave më të favorshme, pasi është më e sigurt për refugjatët që të udhëtojnë gjatë verës duke eliminuar rreziqet e kushteve të motit të keq.

90% e numrit të emigrantëve, janë kapur në pikat kufitare, ndryshe nga vitet e kaluar që janë zbuluar nga policia në qytete të ndryshme. Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Lindja e Mesme, kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Iraku. Largimi i tyre nga vendet e origjinës është për shkak të konflikteve të luftës, por edhe për varfërinë.

Viti i shkuar u mbyll me 15,559 emigrantë të parregullt që kaluan kufirin e gjelbër dhe tentuan të kalojnë nga Shqipëria drejt Malit të Zi e Kosovës, dhe me destinacion final vendet e BE-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit