Home Aktualitet Shqiptarët, m...

Shqiptarët, më pak të kënaqur me jetën

28
0

Shqiptarët janë më pak të lumtur me jetën e tyre sesa ishin në vitin 2016. Një raport i bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vëren se në vitin 2022 niveli i kënaqësisë së të jetuarit në Shqipëri ka ardhur në rënie në krahasim me vitin 2016 dhe ka mbetur thuajse njësoj saç ishte në vitin 2006.

”Një rajon që ka bërë përparim thelbësor që nga viti 2016 është Evropa Juglindore. Përjashtimi i vetëm është Shqipëria, ku ky rezultat ka mbetur pak a shumë i pandryshuar”.

Vendi ynë renditet ndër të fundit në rajon bashkë me Maqedoninë e veriut, teksa niveli i kënaqësisë nga jeta është rritur ndjeshëm në Kosovë, Mal të Zi dhe Greqi.

Raporti i BERZH evidenton gjithashtu se risku financiar dhe i kursit të këmbimit duhet të monitorohet me kujdes. “Sektori financiar është likuid dhe i qëndrueshëm, por duhet mbajtur vigjilencë në dritën e ngadalësimit ekonomik dhe politikës monetare më të shtrënguar”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit