Home Aktualitet Shqiptarët në...

Shqiptarët në Ekuador, viktima të kokainës në Amerikën Latine

109
0

Shqiparët po vriten në Amerikën Latine gjatë 5 viteve të fundit, ku 4 prej të cilëve u vranë në Ekuador. Guayaquil është kthyer në epiqendrën e përplasjeve mes grupeve shqiptare për kontrollin e linjave të trafikut të kokainës, ndërsa në portin e Durrësit përgjatë viteve të fundit janë sekuestruar më shumë se 1 ton kokainë.

Shqiptarët në Ekuador datojnë që në fillim të 2010, ku shumë prej tyre jetojnë nëpërmjet lidhjeve martesore, bizneseve të dyshimta si dhe identiteve të rreme për t’iu shmangur ndjekjes në Shqipëri.

Ekzekutimet nisën në 2017 me Ilir Hidrin, shqiptaro-malazezin Fadil Kacanic dhe Adriatik Tresën në 2020-ën, i cili u ekzekutua në rezidencën luksoze Bali, ndonëse sipas autoriteteve atje ai ndryshonte vazhdimisht vendqëndrime.

Shqiptarët dhe atë që në Ekuador njihet si mafia ballkanase prej kohësh kanë zgjeruar ndikimin e tyre në trafikun ndërkombëtar të drogës. Sipas të dhënave të fundit të shtetit Ekuadorian tashmë ata bashkëpunojnë me njëri-tjetrin duke lënë pas dhe organizata të mëdha si Ndrangheta.

Roli i shqiptarëve u rrit ndjeshëm, pasi prezenca e tyre në Amerikën Latine i ka vendosur në dorën e parë të zinxhirit të trafikut të kokainës, kilogrami i së cilës kushton 1500 dollarë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit