Home Ekonomi Shqiptarët në...

Shqiptarët në spiralen e borxheve, ekspertët: Tani merren për të mbijetuar

85
0

Shqipëria është futur në një spirale borxhesh, e nxitur edhe më shumë nga kriza e çmimeve dhe shtrenjtimi i kredive. Borxhet janë bërë më të shtrenjta dhe aftësia për t”u paguar ka rënë. Cilat janë arsyet se familjet shqiptare po shtojnë borxhet e tyre?

Sipas ish-ministrit të Ekonomisë Zef Preçi, “po mos të ishin shtuar borxhet, nuk do të thoshim që jemi në krizë. Borxhet merren për të mbajtur të njëjtin standard jetese, nga ana tjetër reflektojnë një lloj besimi te bankat ose pamundësinë për të investuar diku tjetër”.

Sipas ekspertit Artan Gjergji, “duhet të kuptojmë se kemi një rritje të konsiderueshme të çmimeve, prandaj kredit e kanë shkuar për kredi konsumi në veçanti. Për të blerë një televizor para disa vitesh duheshin një sasi lekësh, sot duhen pak më tepër. Nga impakti i tërmetit dhe pandemisë, ne nuk kryejmë më investime afatgjata, përshembull në pasuri të patundshme, sesa në kredi konsumatore, për shpenzime afatshkurtër brenda 12 muaj”.

Eksperti i ekonomisë Dorian Teliti, afër Partisë Demokratike, shton në ”A2 Business” edhe disa aspekte të tjera. “Ekonomia jonë karakterizohet edhe nga kredi informale, prandaj shifrat janë shumë më të larta. Kemi studime të Bankës së Shqipërisë ku thuhet se 1/4 e shqiptarëve ka marrë borxh tek të afërmit, jashtë kanaleve zyrtare”, tha ai.

Si pjesë e opozitës, Teliti përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë Bordin e Transparencës për çmimin e Ushqimeve, duke shtuar se shpreson se organi më i lartë gjyqësor në vend të hedhë poshtë edhe Bordin për çmimet e Karburanteve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Ekonomia

Më shumë nga Ekonomia

Lajmet e Fundit

Te Fundit