Home Aktualitet Shqiptari i d...

Shqiptari i dënuar me 65 vite thur planin fenomenal në burg. Një rrobaqepëse e ndihmonte për…

53
0

I dënuar me 65 vite burg, një shqiptar kishte gjetur mënyra interesante për të kaluar kohën dhe për të fituar para. Ai tregtonte heroinë brenda burgut dhe nga ky veprim i paligjshëm kishte arritur të nxirrte 50 mijë euro. Por ky plan nuk ka zgjatur shumë pasi është pikasur nga policia.

Pas përdorimit të informacionit dhe vëzhgimit, efektivët bastisën burgun dhe arritën të shkatërrojnë organizatën kriminale e cila përbëhej nga 7 persona, 4 burra dhe 3 gra, 2 të burgosur.

Sipas hetimeve të policisë, anëtarët e organizatës kishin role dhe ishin aktivë që nga dhjetori i vitit 2023. Shqiptari i burgosur i jepte informacion grupit të tij që ndodhej jashtë burgut se ku ta merrte drogën.

Një grua që ishte rrobaqepëse me profesion, fshihte drigën në qepjet e çantave të zeza. Më pas një tjetër anëtar, me pretekstin e vizitës, hynte në burg dhe i jepte çantat bashkëpunëtorit të tij dhe ai nga ana tjetër, drejtuesit që kishte marrë përsipër të gjithë trafikun.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit