Home Aktualitet ”Shtëpi...

”Shtëpi bari” në Tepelenë, 5 të shoqëruar

26
0

Një shtëpi bari është zbuluar jo në Angli, por në Tepelenë nga policia. Autoritetet kanë zbuluar të paktën 200 rrënjë kanabis. Aktualisht vijon puna për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale. Të dhënat janë paraprake dhe më shumë detaje për këtë rast pritet të kemi në vijim. Sakaq, policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës 5 persona, ku njëri prej tyre dyshohet se është kryesori në këtë vepër të jashtëligjshme. Ndërkohë vijoni aksioni policor për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit