Home Aktualitet Shtëpia e Bar...

Shtëpia e Bardhë nxjerr tym të zi në PD

2167
0

Nga: Redjon Shtylla

Vizita e të dërguarit special të Amerikës në Tiranë, ka trullosur Partinë Demokratike, dhe krizën që ka mbërthyer prej kohësh partinë më të madhe opozitare në vend. Fjalët që  Gabriel Escobar tha, është se do të ketë pasoja nëse PD-ja zgjedh në krye dikë që është i shpallur ”non-grata” nga SHBA, dhe këtu direkt e ka për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili është shprehur hapur për rikthimin e tij në krye të PD-së.

Qartësisht SHBA është kundër ”Foltores” dhe mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha, me votat e 4200 delegatëve. Po ashtu edhe ambasada e SHBA-së në Tiranë, i ka bërë thirrje qytetarëve të saj në vendin tonë, që të shmangin tubimin politik të organizuar për nesër në Stadiumin “Air Albania”.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani i pyetur për vizitën e zyrtarit të lartë amerikan në Tiranë, Gabriel Escobar, thotë se nuk e ka parë si një mbështetje ndaj kreut të PD Lulzim Basha, por si një diçka rutinë.

”Është ditur që zotëria ka pasur një tur ballkanik, e midis tyre dhe Shqipërinë. Është një vizitë që është zhvilluar në normalitetin e vet. Mesazhet për konsolidimin e NATO-s, luftën kundër korrupsionit nuk janë të reja. Pse mendon se ishte mbështetje për Bashën, një takim rutinë, Basha ka takuar dhe Trumpin”.

Kurse Fahri Balliu thotë se takimi me Lulzim Bashën ishte një gjë normale, për shkak se ai është kryetar i PD, megjithatë nënvizoi se amerikanët edhe kur u kujtuan më në fund për opozitën, sërish zgjodhën Lulzim Bashën, që është afër me qeverinë.

Përfshirja e SHBA-së në punët e brendshme të PD-së, është një shenjë që një qëndrim i tyre nxjerr tym të zi dhe ndikon në politikën e vendit. Kritikat dhe autokritikat, një parti është e detyruar që ti bëjë vetë, ose me votë i bën populli.

Mbështetja e amerikës është e madhe dhe ndihmuese për një vend të vogël si Shqipëria, por kur Amerika është në gabime, nga kush e merr ”non-grata”? Situata në PD është një çështje që i takon demokratëve dhe nëse dikush ka probleme me ligjin, është në dorën e institucioneve të drejtësisë në vend që të veprojnë.

Se çfarë do të ndodh nesër në Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur nga Sali Berisha me votat e demokratëve, pritet të shihet e të vlerësohet po nga vetë demokratët. Gjithashtu, nëse demokratët duan Bashën sërish në udhëheqje, Berishën apo ndonjë figurë të re, është në dorën e popullit demokrat. A nuk është leksioni i jetës amerikane që populli është ai që vendos dhe është sovran në çdo vendim?

Partia Demokratike është në krizë, madje të thellë pasi ka humbur në 3 palë zgjedhje të përgjithshme, por në vend të tymit të zi, nga Amerika presim demokraci. PD-ja nuk është kundër Amerikës dhe as Amerika kundër PD-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit