Home Bota Shtëpia e Bar...

Shtëpia e Bardhë: Rusia po ekzekuton ushtarët që nuk ndjekin urdhrat

38
0

Shtetet e Bashkuara kanë informacione se ushtria ruse po ekzekuton ushtarë që nuk zbatojnë urdhrat në lidhje me luftën me Ukrainën, tha të enjten Shtëpia e Bardhë.

“Kemi informacione se ushtria ruse ka ekzekutuar ushtarë që kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

“Kemi gjithashtu informacione se komandantët rusë po paralajmërojnë se do të ekzekutojnë njësi të tëra nëse përpiqen të tërhiqen për shkak të zjarrit të artilerisë ukrainase”, tha zoti Kirby.

Përfaqësues të Kremlinit, ministria ruse e mbrojtjes dhe ambasada ruse në Shtetet e Bashkuara nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Zyrtarët ukrainas thanë të mërkurën se me gjithë humbjet e mëdha, forcat ruse po vazhdojnë përpjekjet për të kapur qytetin lindor të Ukrainës, Avdiivka.

Zoti Kirby tha se forcat e mobilizuara të Rusisë ishin të patrajnuara, të papajisura dhe të papërgatitura për luftime.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit