Home Bota Shteti i parë...

Shteti i parë që është pjesë e BE-së, ndalon celularët në shkolla

16
0

Qeveria holandeze do të ndalojë nxënësit të mbajnë pajisje elektronike, përfshirë dhe telefonat celularë në shkolla, me arsyen e vetme që të mos ndërpresin procesin mësimor.

Kjo iniciativë u bë e mundur falë bashkëpunimit me shkollat dhe hyn në fuqi duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor.

Përjashtim nga ky rregull do të bëjnë vetëm nxënësit me nevoja të veçanta shëndetësore dhe në rastet e orëve të mësimit kur do të diskutohet për aftësitë teknologjike dhe digjitale.

“Ndonëse telefonat celularë janë bërë pjesë e pandashme dhe e rëndësishme e jetës sonë, ata nuk e kanë vendin në klasë. Nxënësit do të duhet të fokusohen te mësimet për të nxënë sa më shumë. Është e vërtetuar shkencërisht tashmë se telefonat e ndërpresin vëmendjen nga mësimi”, tha mes të tjerash ministri i Arsimit, Robbert Dijkgraaf.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit