Home Aktualitet Shtohen vjedh...

Shtohen vjedhjet në qytet, qytetarët nuk ndjehen të sigurtë

5
0

Muaji korrik dhe gusht, janë muaj pushimesh, por jo për të gjithë pasi pikërisht në këtë sezon shënohet edhe numri më i madh i vjedhjeve në banesa.

Konkretisht në qytetin e Tiranës gjatë kësaj periudhe, kanë ndodhur rreth 300 grabitje banesash.

Në redaksinë e “Koha Jonë” mbërriti denoncimi i një qytetari, i cili shprehet se brenda 1 muaji banesa e tij në lagjen “Feti Xhani”, Kthesa e Kamzës i është grabitur 4 herë. Po ashtu ai pohon se edhe banesa të tjera janë grabitur në po këtë lagje, këto kohë. Qytetari deklaron se ka denoncuar policinë për këto vjedhje, por shton se nuk ka aspak besim tek autoritetet, pasi në asnjë rast nuk janë përgjigjur.

Në këto kushte, kur qytetarët ndihen të pambrojtur dhe të frikësuar, e vetmja zgjidhje duket se është instalimi i kamerave nëpër banesa, por instalimi i tyre është me kosto të papërballueshme për një pjesë të mirë të shqiptarëve.

Përpara se të kryejnë një grabitje hajdutët shikojnë mundësinë, se si mund të hyjnë brenda ambienteve të banesës.

Kryesisht janë identifikuar vjedhje me anë të thyerjes së bravave, hapjes me forcë të dritareve, etj.

Orari më i preferuar për grupet dhe individët kriminalë janë orët e para të mëngjesit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit