Home Bota Shuhet epoka ...

Shuhet epoka e Yevgeny Prigozhin, por nis e ”Lotus”. Mercenerari që mund të jetë lideri i ri i grupit Wagner

41
0

Me vdekjen e Yevgeny Prigozhin në avionin e rrëzuarnë Moskë, mercenarëve do t’u duhet të zgjedhin një lider të ri për të drejtuar ushtrinë private me mbi 5 mijë anëtarë.

Emri më i rëndësishëm është një nga miqtë më të ngushtë të Prigozhin, i njohur si vrasës gjakftohtë i luftës në Ukrainë. Bëhet fjalë për komandantin 42-vjeçar Anton Yelizarov, i cili i konsidero anëtarët e grupit mercenar si “kalorës” dhe duket se është nga ata që mbështeti revoltën kundër Vladimir Putin.

I njohur me nofkën “Lotus”, Yelizarov besohet se ka qenë i përfshirë në lëvizjet e grupit në Bjellorusi dhe ka komanduar Wagner gjatë betejës më të përgjakshme të luftës në Ukrainë. Ai udhëhoqi ofensivën e përgjakshme në Soledar, ku u vranë shumë ushtarë ukrainas dhe rusë gjatë betejës pesë mujore dhe më vonë mori emrin “pushtuesi i Soledarit” nga Prigozhin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit