Home Aktualitet Shuhet Madele...

Shuhet Madeleine Albright, Presidentja Osmani: E tronditur nga humbja e mikes së madhe të Kosovës

90
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi pas lajmit të ndarjes nga jeta të Madeleine Albright, ish-sekretarja e parë grua e Shtetit të SHBA-së. Osmani shprehet e “tronditur thellësisht nga humbja e mikes së madhe të Kosovës”, duke shtuar se “ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah”.

Mesazhi i plotë

E tronditur thellësisht nga humbja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish- sekretare e Shtetit të SHBA-ve. Ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah.

E njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi parreshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht.

Modeli i saj i një heroine të pamposhtur, guximtare e të vendosur për të mbjellur vlerat demokratike në çdo vend, do të mbetet përherë modeli që do e ndjekim ne që patëm fatin ta njohim si dhe shumë breza pas nesh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit