Home Aktualitet Si e shohin s...

Si e shohin shkodranët gjendjen e Shqipërisë dhe ekonominë? Sondazhi në Top Channel

190
0

Top Channel në bashkëpunim me kompaninë e kërkimeve dhe sondazheve “Angi Richerce” prezantojnë në emisionin “Top Story” sondazhin e parë parazgjedhor për Bashkinë e Shkodrës.

Historikisht një bastjon i së djathtës, Shkodra vlerëson negativisht nivelin e jetesës në Shqipëri, megjithëse surprizuese është edhe përqindja e zgjedhësve që mendojnë se po jetohet mirë. Nga 811 persona me të drejtë vote të intervistuar, 35.8% e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa 8.7% vlerësojnë se jetohet shumë mirë, dhe 27.1% mirë.

Sakaq, prevalon numri i shkodranëve të pakënaqur me qeverisjen, teksa 38.5% e tyre shprehen se jetohet keq, ndërsa 25.7% përgjigjen se jetohet shumë keq.

Shkodra vlerëson si problematikën kryesore të vendit krizën ekonomike. Rreth 49.3% e të anketuarve kanë vendosur inflacionin në krye të listës me probleme në vend. E ndjekur pas nga papunësia dhe mungesa e punës me 40.7% e të intervistuarve. Varfëria me 34.1% e të anketuarve, emigracioni me 32.7%, paga të ulëta 18.7%, qeverisja e keqe 18.7%, korrupsioni 16.4%, kultura dhe turizmi 13.9%, kriza politike 12.4%, pensionet e ulëta 12.3%, krimi dhe siguria publike 12.1%, infrastruktura dhe transporti me 9.2%, dhe për të përmbyllur tabelën, në fund të listës së problemeve për shkodranët është lufta ruso-ukrainase me 8.3%.

I pyetur për sjelljen e anketuesve, marrë parasysh faktin se Shkodra njihet në përgjithësi si qytet i pasur me një kulturë politike, drejtori i kërkimeve në “Angi Richerce”, Fabio Biccari përgjigjet se vihet re dëshira e zgjedhjësve për përfshirje në vendimmarrjen politike, jo vetëm në Shkodër por edhe në bashkitë e tjera ku janë bërë anketime.

“Të gjithë njerëzit iu janë përgjigjur këtyre pyetjeve. Ndryshe nga qytetet e tjera, në Shkodër është ndryshe pozicionimi që i jepet papunësisë kundrejt emigracionit. Në fakt ajo çka kemi vënë re jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë në fakt, ka një dëshirë të madhe nga ana e njerëzve të intervistuar për të marrë pjesë në jetën politike”- tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit