Home Aktualitet Si e vlerësoj...

Si e vlerësojnë shqiptarët punën e qeverisë dhe opozitës?

110
0

Sipas sondazheve të bëra nga “Barometri”, në Euronews Albania shumica e qytetarëve shqiptarë rreth 42.9 % kanë vlerësim pozitiv për punën e qeverisë dhe negativ (68.1 %) për punën e opozitës. Ajo që vihet re në këto vlerësime është se ato përputhen me qasjet e tyre politike bazuar në mënyrën si kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Për shembull: Ata që përbëjnë shumicën e atyre që vlerësojnë punën e qeverisë kanë votuar Partinë Socialiste në zgjedhje (79 % e atyre që kanë votuar partinë socialiste kanë vlerësim pozitiv për punën e qeverisë) dhe e kundërta 73% e atyre që kanë votuar opozitën kanë vlerësim negativ për punën e qeverisë.

Nga ana tjetër 85 % e atyre që kanë votuar Partinë Socialiste kanë vlerësim negativ për opozitën dhe 21 % e atyre që kanë votuar PD dhe aleatët kanë vlerësim pozitiv për opozitën. Ajo që është interesante është fakti se 76 % e atyre që nuk e identifikojnë për kë kanë votuar vlerësojnë negativisht punën e opozitës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit