Home Aktualitet ”Si ecë...

”Si ecën situata me selfiet”, Korreshi: Tollonat e naftës u shpërndanë dy ditë para zgjedhjeve

12
0

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se bujqësia ndodhet në ditën e saj më të zezë. Ai ka ironizuar pamjet e shpërndara nga deputeti socialist Erion Braçe nga vreshtat e Lushnjes, duke i kërkuar t’i tregojë sekretin se si zgjidhen problemet me selfie.

”Tani o na tregoni se si ecën situata me selfiet, se për ndryshe nuk kemi terezi kështu. Së pari u uroj suksese në detyrën e vështirë të ministrisë së Bujqësisë. Së pari gruri është në magazinë sepse duhet të pyesini sa është kuintali i grurit. Iku druri erdhi misri, po njëlloj.

Po pyesin nga Lushnja ore kush i mori këto subvensionet? 25 vite ka komuna e Dushkut pa u vaditur. Pyetini njerëzit se çfarë do të thonë. E pra kjo është situata. Lushnja gjithë ky vend bujqësor, nuk ka një laburator por duhet të shkojmë në Krujë për të bërë analizat e tokës.

Verifikojini njëherë pse u ndalë tollonat e nafëts dy ditë para zgjedhjeve. Ka një kallëzim nga unë personalisht për këtë në Prokurorinë e Lushnjes. Është ndarë pikërisht nga mbështetës të Partisë Socialiste që nuk kanë asnjë lidhje me bujqësinë. Doni të dini se si është vërtetë bujqësia, ejani dhe jua tregoj unë”,-tha Korreshi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit