Home Aktualitet Si u prit laj...

Si u prit lajmi i një kryeministri shqiptar si Dritan Abazoviç?

106
0

Si u prit lajmi i një kryeministri shqiptar si Dritan Abazoviç në Shkup? Për analistin Fejzi Hajdari historia e shqiptarëve nuk lë shumë vend për entuziazëm.

“Lajmi në Maqedoninë e Veriut u prit me eufori, me simbolikë të madhe, përtej racionales, por unë kam mendim tjetër. Duhet të jemi racional, duke parë historinë tonë. Në Jugosllavinë 24 milionëshe ne kemi patur edhe një Sinan Hasani që ka qenë president, si dhe 44 vezirë në perandorinë osmane, por asgjë nuk bënë për shqiptarët”, deklaroi Hajdari në “Debat”.

Ben Andoni ka mendim të kundërt, duke filluar nga përcaktimi etnik. “Ne bërtasim kryeministër shqiptar, por në qoftë se ke etni nuk ke pse ta bërtasësh, në qoftë se ky njeri do të arrijë të kryej europianizimin e Malit të Zi, ai do t’i shërbejë shqiptarëve. Më shumë si kryeministër shqiptar, duhet ta shohim si kryeministër që mund të na lehtësojë punën, pa përdorur retorikën e përdorur nga Rama me Kurtin, dhe me liderët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, kjo është risia e madhe e Abazoviçit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit