Home Aktualitet Situata me bo...

Situata me borën në Korçë, akset nacionale janë të hapura

57
0

Bora që kanë përfshirë qarkun e Korçës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar problematikat e para në qarkullimin rrugor, sidomos në akset rurale. Sipas të dhënave më të fundit reshjet e borës vijojnë në zonat e larta, ndërsa në zonat e ulëta kanë ndaluar.

Të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, por disa prej tyre kanë nevojë për zinxhirë apo goma dimërore. Sipas Emergjencave Civile, aksi Qafë Thanë-Pogradec-Korçë kalohet pa zinxhirë, por duhet shpejtësi minimale dhe goma dimërore. Kalohen pjesërisht me zinxhirë akset, Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Ersekë ndërsa aksi Korçë-Kapshticë është i hapur.

Sa i përket rrugëve rurale në të gjitha njësitë administrative malore kalimi bëhet vetëm me zinxhirë. Nuk raportohet për momentin mungesë energjie apo fshatra të bllokuar.

Siç ka thënë edhe më herët prefekti Dhori Spirollari, vijon puna me pastrim dhe kriposje pasi temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe pritet shfaqja e shtresave të akullit. Në terren ka edhe postblloqe policie për të kontrolluar trafikun.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit