Home Aktualitet Situata me zj...

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Nuk kemi asnjë vatër aktive në vend

41
0

Në lidhje me situatën e zjarreve Ministria e Mbrojtjes ka bërë raportimin e fundit.

Sipas ministrit Niko Peleshi janë shuar të shtatë vatrat e zjarrit që përfshinë zona të ndryshme të vendit ditën e djeshme.

Për momentin megjithë temperaturat e larta nuk ka asnjë vatër aktive. Po punohet intensivisht për shuarjen përfundimtare të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Elbasan.

Postimi:

Të shtata vatrat e zjarrit që ditën e djeshme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar dhe aktualisht nuk kemi asnjë vatër aktive në vend, pavarësisht temperaturave të larta.
Në fshatin Krastë, në bashkinë e Krujës, të gjitha vatrat që ishin aktive janë shuar.
Puna intensive dhe angazhimi maksimal bëri të mundur shuarjen përfundimtare të flakëve edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Elbasan. Situata po monitorohet nga forcat e zjarrfikëses së bashkisë së këtij qyteti.
Të gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri të plotë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit