Home POLITIKE ”Situat...

”Situata në PD nuk është rozë”, Rushaj: Debat emocional mes demokratëve, jo konflikt

114
0

Për kreun e grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, situata në selinë blu nuk është ”rozë”. Për të ka një debat emocional mes demokratëve, por refuzoi që ta quante se ajo se çfarë po ndodhet me Lulzim Bashës dhe Sali Berishës është një konflikt.

”Që ka një debat është e qartë, do të isha i pasinqertë nëse do thoja që çdo gjë po shkon shumë mirë, konflikt nuk mund të quhet. Debat emocional mes demokratëve, Berisha ngjall shumë emocione te ne demokratët, jemi rritur duke parë betejat opozitare të tij. Situata nuk është rozë, që nuk ka debat, nuk mund ta themi, por kjo gjë mendoj që nuk mund të karakterizohet si konflikt dhe me kalimin e kohës, kur emocionet të bien, njerëzit do të mund të identifikojnë gjënë që është më e logjikshme, atë vendimmarrje që ka eliminuar një konflikt të vërtetë ndërmjet PD dhe një partneri të rëndëishëm siç është SHBA”, tha Rushaj në ”Report Tv”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit