Home Bota S’ka qe...

S’ka qetësi në Islandë, vullkani shpërthen sërish

29
0

Vullkani në gadishullin Reykjanes të Islandës ka shpërthyer sërish, vetëm pak ditë pasi banorët ishin rikthyer në banesat e tyre në qytetin Grindavik, 70 kilometra nga kryeqyteti i Islandës.

Pamjet e fundit tregojnë shpërthimin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 8 me atë lokale. Tymi dhe hiri vullkanit pushtuan qiellin mbi qytetin e vogël islandez.

Fal kontrollit të vazhdueshëm të aktivitetit të vullkanit, banorët e qytetit u evakuuan rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa 200 prej tyre, nga 4 mijë, kanë preferuar të qëndrojnë në banesat e tyre.

Ndërkohë, autoritetet e sizmologjisë kanë raportuar se gjatë orëve të natës janë regjistruar rreth 200 tërmete, ndërsa energjia elektrike ka ikur në të gjithë qytetin rreth orës 05:00 të mëngjesit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit