Home Aktualitet Skema e Beris...

Skema e Berishës për ta nxjerrë jashtë nga zyrat e PD-së, Lulzim Bashën

2170
0

Nga Lindita Kokoli- 

Gjykata e Tiranës ende nuk ka shqyrtuar dy kërkesat për të regjistruar Kuvendet e PD-së, një më 11 dhjetor dhe tjetrin më 18 dhjetor, të bërë përkatësisht nga Berisha dhe Basha.

Dhe si për ta ngatërruar me keq kjo gjykatë ka caktuar dy gjyqtarë në dy kërkesa të ndryshme me emra, por me të njëjtën kërkesë. Nëse do të kishte zbatim ligji dhe jo kulisa politike duhet që të dy kërkesat të bashkoheshin në një dosje dhe një gjyqtar me short e merrte në shqyrtim.

Gjykata po vonon sepse mund të vendoset shpejt se kush ka të drejtë vetëm në një seancë. Duket se ka diçka intriguese për t’i lënë të përplasen më keq në selinë blu.

Kjo mbetet pjesë e skemës së kryeministrit që t’i lërë në përçarje afatgjatë e mundësisht të kërcasë edhe dajaku mes tyre.

Dhe që realisht atje po përfundon kjo punë, te druri në selinë blu pas datës 5 janar 2022.

Belind Këlliçi në cilësinë e drejtuesit të Komisionit për Rithemelimin e PD-së, bashkë me krejt anëtarët e këtij Komisioni, deklaroi nga Selia Blu se Lulzim Basha është i shkarkuar dhe se duhet që deri më datë 5 janar 2022 të dorëzojë zyrën e tij dhe mjediset e tjera në mënyrë që PD-ja të vazhdojë punën për t’u përballuar me kryeministrin Rama.

Por Lulzim Basha tha se nuk ka ndërmend të dëgjojë ultimatum, që sipas tij, vjen nga njerëz që nuk kanë legjimitet në PD.

Ndërkohë fill pas kësaj ish-kryeministri Berisha thirri më datën 8 janar 2022 një protestë para kryeministrisë për të protestuar këtë herë kundër kryeministrit Rama që po shkatërron ekonominë dhe ka varfëruar njerëzit.

Dhe këtë herë protesta nuk do të jetë e vogël dhe as pa përplasje. Do ketë edhe tym nëpër Bulevard.

Berisha me sa duket ka dhe një plan tjetër më datë 8 janar. Thirrja e tij që të mblidhen fillimisht te oborri i PD-së nënkupton se do të nxjerrë përjashta fillimisht Lulzim Bashën nga zyrat dhe krejt grupin e tij që po e mbështet. E për këtë janë thirrur demokratët e vijës së parë të përballjes ndër vite.

Një pjesë nga demokratët e Laçit duan me çdo çmim të përqafohen me Gaz Bardhin për të fundit herë.

Mësohet se Lulzim Basha do të jetë më datë 8 janar në PD. Nuk dihet nëse do të ketë njërëz të armatosur në tarracën e PD-së, porse protestuesit dhe mbështetësit e Berishës në oborrin e selisë blu dhe në rrugë nuk do të jenë pa motiv e shpirt aksioni!

Pasi të bëjnë një “nxemje” të vogël në selinë blu demokratët e protestës së 8 janarit do të turren drejt kryeministrisë.

Atje do të kenë punë të gjatë!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit