Home Sporti Skënderbeu ri...

Skënderbeu rikthehet te fitoret, mund Erzenin dhe ngjitet në vendin e tretë

47
0

Skënderbeut është rikthyer te fitoret në kampionat, duke marrë një sukses 2-1 ndaj Erzenit, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Superiore.

Ndeshja u zhbllokua nga Dean Lico në minutën e 22-të, me penallti. Fantazisti kishte edhe shansin për të dyfishuar, me një tjetër penallti, por fillimisht goditi shtyllën dhe pas përsëritjes, priti portieri Hasanbelli.

Në pjesën e dytë shijakasit provuan të reagojnë, por përsëri golin e gjeti Skënderbeu. Në minutën e 71, ishte Klevis Shaqe, i cili shënoi të dytin. Erzeni shënoi në fund të takimit me Kahrimanovic, por vetëm kaq, pasi nuk kishte kohë për një tjetër gol.

Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet në vendin e tretë me 9 pikë, ndërsa Erzeni zbret në vendin e gjashtë me 8 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit