Home Aktualitet “Sofra e Elba...

“Sofra e Elbasanit”, të gjithë bashkë për të festuar ardhjen e pranverës (FOTO)

150
0

Për të tretin vit radhazi, “Sofra e Elbasanit”, nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka hapur dyert dhe mirëpritur miq për të festuar së bashku Ditën e Verës.

Edhe këtë vit lajtmotivi i festës ishte promovimi i gatimeve tradicionale të Shqipërisë së Mesme, ku qyteti i Elbasanit njihet për kulinarinë.

“Sofra Elbasanit” e konceptuar me dekor që sjell ndjesinë e qytetit të Elbasanit, inskenimin e dasmave të vjetra elbasanase, gatimi si në një shtëpi të vjetër Elbasani.

Tradita, kulinaria, dhe folklori bëhen bashkë në një ditë, për të mirëpritur pranverën, stinën e begatisë dhe mirësisë.
Në këtë event kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre Shkëlqesia e tij Bajram Begaj, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, deputetët e Elbasanit si edhe drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, artistë të këngës popullore, tenori Kastriot Tusha, vëllezërit Zena, etj.

Miqtë e Sofrës i ka mirëpritur kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, duke i uruar mirëseardhjen dhe duke pohuar se “e veçanta qe e bën Elbasanin ndyshe nga vendet e tjera për festën e Ditës së Verës është se festojmë të gjithë së bashku me fëmijë e të rritur me këngë e valle tradicionale të trevës së këtij qyteti plot tradita, pa veçuar folklorin. Traditën e Ditës së Verës do t’a vazhdojmë t’a trashëgojmë ndër breza”, tha Llatja.

Tradita shekullore në Elbasanin e luleve, ëmbëlsirës së ballokumes, në qytetin e artit, kulturës, arsimit, trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë vazhdon, ku sofrat e qytetit janë të shtruara për të gjithë miqtë për t’i uruar mirëseardhjen pranverës.

Festimet e ditës së verës kanë nisur që në fillim të muajit , me shumë aktivitete si edhe “Sofra e Elbasanit”, ku gërshetohet tradita, e lashta me modernen, e bukura dhe kënaqësia, miqësia dhe dashuria. Si festë pagane, “Dita e Verës’, shpreh adhurimin dhe simpatinë për natyrën dhe veprat e saj mbi tokë.

Ndaj, Elbasani është shndërruar në kryeqendër të festimeve edhe këtë 14 mars, ku nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja, do të realizohen një sërë aktivitetesh artistike, për fëmijë, të rinj e të rritur, ku nuk do të mungojë edhe koncerti i madh festiv në mbrëmje, me pjesëmarrjen e artistes së njohur Fifi dhe shumë të tjerë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit