Home Magazine Sot, Dita e B...

Sot, Dita e Babait, Google nderon baballarët / Si, ku dhe kur u krijua festa

23
0

Festa e parë e Ditës së Babit u zhvillua më 5 korrik 1908, në Fairmont, SHBA

Dita e Nënës mund të zërë vendin e parë në zemrat e të gjithëve, por çdo e diel e tretë e qershorit i kushtohet ditës së babait, e cila nuk është asgjë më shumë se një festë e përvitshme lëvizëse për nder të babait, lidhjeve atërore dhe në përgjithësi të ndikimit të baballarëve në shoqëri.

Dita e Babait është 20 Qershori për shumicën e vendeve në botë dhe Google e  nderon këtë ditë me ‘Doodle-i e tij.

Vendosja e kremtimit

Festa e parë historikisht e mirë-organizuar e Ditës së Babait u zhvillua në Fairmont, West Virginia, më 5 korrik 1908. Ajo u organizua nga Grace Golden Clayton, e cila dëshironte të kujtonte  vdekjen e 210 baballarëve që humbën jetën në një minierë, ndryshe quhet Tragjedia Mononga dhe ndodhi në dhjetor 1907.

Clayton zgjodhi të dielën më të afërt të ditëlindjes së babait të saj të ndjerë, për të festuar ditën e baballarëve. Për fat të keq, kjo ditë nuk mori vëmendjen e duhur, pasi u hijesua nga ngjarje të tjera që ndodhën atë ditë në qytet, me rezultatin që as West Virginia nuk e njohu këtë ditë si një festë zyrtare.

E gjithë njohja për Ditën e Atit i shkoi Sonora Dodd nga Spokane, Uashington. Duke mos ditur asgjë për ngjarjen e mëparshme në Virxhinia dhe gjithashtu e ndikuar nga Dita e Nënës, Dodd organizoi ditën e saj të babait, vetëm dy vjet pas Claytonit. Ajo donte të nderonte babanë e saj.

Projekt-ligji i parë që shkoi në Kongresin e SHBA dhe kishte të bënte me zyrtarizimin e Ditës së Babait  në 1913 nuk u votuapër shkak të frikës për komercializimin e festës.

Në 1916, Presidenti Woodrow Wilson vizitoi Spoken ku foli në Ditën e Babait,  një përpjekje e dështuar për të zyrtarizuar festën nga Kongresi.

Në vitin 1924, Presidenti Calvin Coolidge propozoi zyrtarisht një datë të veçantë për festimet e Ditës së Babait në Shtetet e Bashkuara, por nuk ndërmori ndonjë veprim.

Pas disa përpjekjeve të tjera të dështuara për të promovuar festën, në 1966 Presidenti Lyndon Johnson lëshoi ​​dekretin e parë presidencial që nderoi zyrtarisht baballarët, duke vendosur të dielën e tretë në Qershor si Dita e Babait.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit