Home Aktualitet Sot feston 98...

Sot feston 98-vjetorin/ Biseda e Ben Blushin me gjyshen, rrëfime të vyera që nga fëmijëria

673
0

Biseda e rradhës që Ben Blushi ka ndarë me lexuesit e tij, është ajo me gjyshen e tij, Mynever Shuteriqi, në 98-vjetorin e saj të lindjes. Përmes pyetjeve, ajo ka treguar për ikjen nga Gjirokastra në moshën 2-vjeçare e deri te njohja me bashkëshortin, shkrimtarin e njohur Dhimitër Shuteriqi.

Nga: Ben Blushi

ME GJYSHEN TIME, MYNEVER SHUTERIQI

Shkova të takoj gjyshen. Mynever Shuteriqin.

Nuk dole sot, e pyeta

Jo, tha po të prisja.

Del cdo ditë?

Pothuajse cdo ditë.

Ku shkon?

Këtu afër te Toptani, pi kafe

Me kë pi kafe?

Herë vetëm, herë me njerëz.

Po shoqet nuk vijnë për kafe?

Nuk kam më shoqe,tha Myneveri, ose janë sëmurë ose kanë vdekur.

Të ka marrë malli për Gjirokastrën?

Jo nuk më merr malli për Gjrokastren. Ika dy vjec që aty nuk kam kujtime.

Pse ikët nga Gjirokastra?

Babai ishte nënpunës i pyjeve dhe e qarkullonin në qytete të ndryshme.

Ku keni jetuar tjetër?

Kudo. Lushnje, Elbasan, Delvinë. Aty mësova pak greqisht.

Nuk e dija që di greqisht, i thashë.

Gjithë Delvina fliste greqisht dhe unë e mësova nga shoqet e fillores.

Po tjetër cfarë gjuhe flet?

Italisht, tha Myneveri.

Ku e mësove italishten?

Në shkollën Nëna Mbretëreshë në Tiranë.

Ishte shkollë e mirë?

Shkolla më e mirë për vajza, babai paguante 12 napolona në vit.

Cfarë mësuesish kishit në shkollë?

Kryesisht Italianë.

Dinin shqip?

Shumë pak. Mësuesja ime e italishtes quhej sinjora Dotmasse. Ajo thoshte që italishtja është gjuha e Zotit, frengjishtja është gjuha e dashurisë ndërsa shqipja është gjuha e zogjve. Po ti di italisht?

Kuptoj, thashë unë

Do të të recitoj Dante Aligerin, më pyeti Myneveri

Dua, i thashë

Tanto gentile e tanto honesta pare
La donna mia
quando ella altrui salute
che va dicendo al anima
Sospira

Ma përkthe, i thashë

Shumë e ëmbël dhe shumë e bukur duket
e dashura ime
cdo njeri që e sheh
i thotë vetes
psherëti

Shumë e bukur, thashë unë.

Është Soneti i Beatrices, tha Myneveri, Dante ia kushtoi se e kishte të dashur.

Vërtet stë merr malli të shkosh në Itali, e pyeta.

Kam qenë në Itali, vetëm në Francë skam qenë. Dhimitri,gjyshi yt më thoshte gjithmonë, si stë cova një herë në Francë.

Ai e donte shumë Francën, thashë unë.

Aty studjoi 6 vjet, tha Myneveri kishte dhe një të dashur.

Ti tregonte ty të dashurat, e pyeta.

Këtë historinë e Blanshes po.

Ca thoshte Dhimitri për Blanshën?

I mbante fotografitë e saj në shtëpi. Një herë kur fëmijët luanin dhe nxorrën fotografitë më pyetën kush është kjo vajza që ka dalë me babin. Dhimitri u bë keq sepse mendoi se unë do bëhesha xheloze.

Po ti ishe xheloze?

Jo,tha Myneveri. Kur ndodhi kjo puna e fotografive me fëmijët, Dhimitrit i thashë që unë nuk kam punë me jetën tënde të mëparshme dhe ai u lehtësua.

Ku u njohe me Dhimitrin?

Në Elbasan gjatë luftës. Unë shkova të dilja partizane. Por komandanti i brigadës 17, më tha ti nuk do vish në mal. Gjithë shoqet dhe shokët e mi ikën në luftë.

Po ty pse nuk të morën, e pyeta.

Mua më thanë që të merresha me shtypin e luftës dmth të shkruaja komunikata dhe ti shpërndaja. Unë nuk di ta bëj këtë punë, i thashë. Do të ndihmojë Dhimitri, më thanë, ai është shkrimtar do punoni bashkë.

Sa vjeç ishe?

18 në atë kohë. Më futën dhe dy herë në burg.

Po në burg pse?

Për këto komunikatat që shkruanim. Më mbanin një javë pastaj më lironin për mungesë provash.

Edhe kështu u njohe me Dhimitrin?

Na cuan në një bazë ilegale të shtypit që duhet të ishte sa më thellë që gjermanët mos e gjenin dot.

Ku ishte ky vend?

Në Shpat të Elbasanit, në fshatin Stërstan.

Kam qenë në Shpat, thashë unë.

E di cdmth Stërstan, më pyeti Myneveri.

Jo, i thashë.

Stërstan do të thotë përtej staneve, kaq larg ishte.

Mendon se ke jetuar mirë, e pyeta

Mendoj se i kam marrë jetës më shumë nga cmundet, tha Myneveri.

Kur te pyesin sa vjec je si i përgjigjesh?

Që jam aq vjec sa dukem.

Kur e ke ditlindjen?

Sot në 21 qershor, me solsticin e verës.

Po sa vjec je?

Jam 100 pa 2, tha Myneveri

Duhet të bëhesh patjetër 100, i thashë

Do përpiqem, tha Myneveri.

Tani do të bëj një fotografi, i thashë.

Shpejt, tha, duhet të dal

Ku do shkosh?

Do shkoj për darkë,tha,më ka ftuar vëllai yt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit